English

Juventus, Agneli në fund ka zgjedhur Delnerin

Torino, 15 maj NOA - Presidenti i Juventusit, dhe pse në fillimin u duk se nuk ishte dakord për ardhjen e Delnerit në rolin e trajnerit tek ekipi i Juventusit, tashmë duket se ka ndryshuar mendim dhe flitet se do të jetë pikërisht tekniku aktual i Sampdorias, i cili do të drejtojë Juventusin sezonin e ardhshëm.

Vetë Delneri ka pohuar se ndihet tepër i gatshëm për të qenë në drejtim të një klubi të madh dhe me sa duket Juventusi po i ofron atij këtë mundësi.

Sipas shtypit italian thuhet se, ashtu si për Marottën dhe për Delnerin mungon vetëm zyrtarizimi, ku për këtë të fundit bardhë e zinjtë i kanë ofruar një kontratë dyvjeçare me të drejtë ndryshimi të saj.

r.b/NOA

KOMENTE