Karzai Në Britani Për Të Takuar Kryeministrin Cameron
KABUL, 15 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti afgan Hamid Karzai, duke u kthyer nga Uashingtoni, ka vendosur të ndalojë në Londër për të takuar kryeministrin e sapozgjedhur britanik David Cameron, shkruan sot agjencia e shtypit afgane, Pajhwok.
Pa dhënë detaje për takimin, agjencia shkruan se dy drejtuesit do të shkëmbejnë opinionet e tyre për politikën e përbashkët ushtarake në Afganistan dhe do të ekzaminojnë mundësitë e daljes nga kriza.
/e.v/