Kolumbi - Katër Ushtarë Humbën Jetën Nga Një Sulm I Rebelëve Farc
BOGOTA, 14 maj /ATSH-AFP/ - Katër ushtarë kolumbianë mbetën të vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën, mbrëmjen e djeshme, nga një sulm i papritur i gurriljeve FARC, në një rajon jugperëndimor të Kolumbisë, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes.
Sipas Gabriel Silva, ushtarakët u sulmuan nga rebelët ndërkohë që patrullonin në rajonin Choco, kur po kontrollonin një rrugë drejt baskisë Tuturendo a Quibdo, kryeqyteti i rajonit.
Një ndër shtatë personat e plagosur është komandanti i batalionit të dislokuar në atë rajon, kolonel Jairo Garzón, deklaroi ministri gjatë një konference shtypi./
/i.p/