Bruksel, 15 maj, NOA – Tregjet evropiane të financave ndodhen ende në një krizë dramatike dhe nuk kanë shpëtuar ende nga gjendja emergjente e saj, megjithë përmirësimet që janë vënë re së fundmi.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, sipas të cilit paraqitet nevoja që politika ekonomike në Evropë të vëzhgohet në mënyrë më të rreptë të mundshme dhe që të ndëshkohet në mënyrë efikase çdo anashkalim i Paktit të Rritjes dhe Stabilitetit.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur ekonomia greke bëri sikur shpëtoi nga falimenti i saj falë ndihmës ekonomike që iu afrua nga Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, por që sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo nuk do të thotë se kriza nuk është më e pranishme.
n.e/NOA