Kriza/ Trichet: Euro Nuk Po Sulmohet Por Situata Është E Vështirë
BERLIN, 15 maj /ATSH-ANSA/ - Euro nuk është në sulm, "por tregjet financiare po kalojnë situatën më të vështirë që prej fundit të luftës së dytë botërore", deklaroi sot presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jean-Claude Trichet, gjatë një interviste për të përjavshmen gjermane Der Spiegel që do të publikohet të hënën.
Trichet mbështeti në mënyrë jo të drejtpërdrejtë autonominë e BQE-së duke i cilësuar të pabaza zërat sipas të cilave vendet e Eurozonës e kanë detyruar këtë javë BQE-në të ndërhyjë në treg.
/e.v/