English

Krumë: Prioritet Hartimi I Planit Të Zhvillimit Urbanistik

KRUMË, 15 maj/ATSH-R.Hoxha/ - Kërkesat për ndërtime të reja ka detyruar bashkinë e Krumës që të vendosë ndër prioritetet kryesore hartimin e një plani urbanistik të zhvillimit afatgjatë të qytetit. "Kërkesat në rritje për ndërtime të reja banesash, por edhe objektesh private ka bërë që ndër prioritetet e punës të kemi hartimin e planit urbanistik të qytetit, gjë që po hartohet për herë të parë",- thotë kryetari i bashkisë Bardhyl Peka. Sipas tij, parashikohet që nga fundi i vitit plani urbanistik të përfundojë e të miratohet nga këshilli i bashkisë, për t'i hapur kësisoj rrugën zhvillimit sipas parametrave bashkëkohore të qytetit". Puna për hartimin e planit urbanistik ka bërë që përkohësisht të pezullohet edhe dhënia e lejeve të reja të ndërtimit. Kruma u shpall qytet në vitin 1972, por vetëm në vitin 1992 u bë qendër administrative e rrethit të Hasit. "Deri tani ndërtimet në këtë qytet janë kryer pa asnjë kriter urbanistik, ndërsa synimi është t'i jepet fund këtij fenomeni",- thotë Peka. Nga grupi i punës jasnë marrë parasysh tendenca e shtrirjes së qytetit (në anën veriore të tij), kërkesa për ngritjen e një zone industriale, sipas mendimit të biznesit vendas, si dhe ngritja e një infrastrukture moderne edhe për faktin se qyteti ndodhet shumë. Po ashtu plani urbanistik merr parasysh pronësinë e tokës ku do të shtrihet në të ardhmen qyteti, ndryshimin e destinacionit të tokës bujqësore etj./ch/
KOMENTE