Tiranë, 15 Maj NOA – Edhe një grevist ka lënë grevën e urisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Merlind Prendi, një djalë 29 vjeçar nga Lushnja, u largua nga ngujimi pasi gjendja e tij ishte e përkeqësuar.
Më herët, Shefki Mullai, 56 vjeçar, u dërgua me urgjencë në QSUT pasi gjendja e tij fizike ishte e rënduar.
Po sonte, një tjetër grevist u detyrua të lërë grevën për arsye shëndetësore, në ditën e 15-të të ngujimit. Florian Shima, 28 vjeç, mbas komplikacioneve në stomak e rënie të tensionit është shoqëruar në spital.
Në këtë mënyrë, shkon në 38 numri i të larguarve nga greva e urisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ende nuk ka sinjale të qarta se kur do të marrë fund greva e urisë, por burime jozyrtare në PS aludojnë për mbyllje të ngujimit më së afërmi këtë të diel dhe më së shumti, brenda javës së ardhshme.
r.n/NOA