English

Libi - I Mbijetuari I Vetëm I Tragjedisë Ajrore Gati Për T'U Nisur Në Holandë

TRIPOLI, 15 maj /ATSH-ANSA/ - Ruben Von Assouw, fëmija holandez dhe i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore të Airbus A330-200 të kompanisë ajrore Afriquiyah Airwais, është gati të largohet nga spitali Al Kadra i Tripolit, ku është shtruar që prej të mërkurës. Një avion e pret atë në aeroportin ushtarak të Maitigas në Tripoli, nga ku do të niset për në Holandë, i shoqëruar nga daja, tezja dhe mjeku që e ka trajtuar që nga dita e tragjedisë. Të afërmit e tij deklaruan se Ruben u njoftua mëngjesin e sotëm për humbjen e familjes së tij. /e.v/
KOMENTE