English

Medvedev Dhe Cameron Dëshirojnë Përmirësimin E Marrëdhënieve Ruso-Britanike

MOSKË, 15 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, David Cameron dhe dy drejtuesit u shprehën të gatshëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi sot Kremlini. "Dmitri Medvedev përgëzoi David Cameron për emërimin e tij në postin e kryeministrit dhe i uroi punë të mbarë në këtë funksion të lartë'', theksoi presidenca ruse në një komunikatë. "Dy palët u shprehën të gatshëm të punojnë për riforcimin e marrëdhënieve ruso-britanike'', shtoi Kremlini. ''Moska shpreson që koalicioni qeveritar britanik mes konservatorëve dhe liberaldemokratëve do të lehtësojë zgjidhjen e problemeve që janë shtuar ndjeshëm këto vitet e fundit'', theksoi një burim i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme për agjencinë e lajmeve ''Interfax''./ /ec/
KOMENTE