English

Moti i keq bllokon portet, ciklon në Vlorë

Durrës, 15 maj, NOA – Moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin në mëngjesin e sotëm, përmes një sistemi të fuqishëm vranësirash dhe shirash të dendur, ka shënuar vështirësi dhe bllokime të punës në dy portet më të mëdha të vendit, atë të Durrësit dhe të Vlorës.

Madje thuhet se qyteti i Vlorës është përfshirë edhe nga një erë e fuqishme dhe ciklon, çka u ka krijuar vështirësi anijeve që ankorohen në këtë port dhe trageteve që mbërrijnë prej vendeve të tjera aty, duke paraqitur probleme për pasagjerët që zbarkojnë aty.

Raportohet se cikloni është vënë re më shumë në zonën e Skelës, përreth portit në Vlorë, fuqia e të cilit ka qenë aq e madhe sa ka thyer edhe xhamat e disa shtëpive.

Ndërkaq, raportohet se probleme me motin e keq janë vënë re edhe në qytete të tjera të vendit, të cilët janë përfshirë ditën e sotme në stuhi shirash të konsiderueshëm, herë pas here të shoqërurar edhe me stuhi ere apo shkarkesa rrufesh.

n.e/NOA

KOMENTE