English

Motoçiklisti i merr jetën një gruaje dhe plagos një të dytë

Tiranë, 15 Maj 2010 NOA Update - Një grua 57-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër po lufton me vdekjen në spital pas një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të zonës së Kinostudios, në rrugën që të çon për në Dajt.

Një dëshmitar në vendngjarje i tha agjencisë NOA se një person i cili udhëtonte me një motor tip “Yamaha” ka përshkuar me shpejtësi segmentin rrugor pranë një pike lavazhi duke përfshirë në rrota një grua dhe një burrë në moshë të thyer.

Për pasojë, një prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme kurse tjetri, mendohet se eshte vellai i të ndjerës, është dërguar në urgjencën spitalore për ndërhyrje mjekësore, në gjendje kritike për jetën.

Disa forca policore ndodhen momentalisht në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën e aksidentit, ndërsa ende nuk është konfirmuar identiteti i personave të përfshirë në këtë incident tragjik.

r.n/NOA

KOMENTE