Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 3 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të hënën:
Gazeta "Shqip":
ARRIHET MARREVESHJA, MUNGOJNE FIRMAT
PD-PS ndahen te "Venecia" për fletët e votimit. Topi: Nuk ka draft zyrtar.
Ambasadori Bosch, Ramës dhe Berishës,: Firmosni! Opozita mban për 30 minuta të rrethuar Tiranën. Basha mbi Kryeministri.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Doris Pack: Rama po mban peng vendin
-Njohja e diplomave, 350 studentë mbyllin procesin
Gazeta "Koha Jonë":
EDIN NUK E LE PERSERI MAMI TE HYJE NE GREVE URIE
Gjatë ditës së djeshme kishte bindur grevistët e urisë të gjithë ambasadorët dhe diplomatë të huaj të Brukselit, se do të futej në grevë urie dhe se nuk do të dilte i gjallë prej andej, pa rinumëruar votat e 28 qershorit. Por mesa duket pas gjithë këtyre premtimeve, Rama ka dëgjuar edhe një herë, porosinë e mamit të tij.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Reagimet: Qytetarët takohen me Ramën: Na liro rrugët e bllokuara
-Doris Pack: Rama fatkeqësia që mban peng PS-në.
Gazeta Shqiptare:
PROTESTA E OPOZITES
"GSH" zbardh paketën e propozimeve të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës
Berisha-Rama, në tryezë marrëveshja e diplomatëve. Dokumenti: Të hapen materialet zgjedhore për kutitë të vendosë Venecia. Rama "ok" në parim.
Tituj të tjerë të gazetës:
-QSUT, 38 % e pacientëve infektohen në spital
-Topalli: Rama ti drejtohet Kushtetueses ose Venecias
Gazeta "Panorama":
RAMA: JEMI AFER
Kriza, zbulohet skema e kompromisit PS-PD
Detajet e marrëveshjes/ Ambasadorët e SHBA-së, BE dhe OSBE u kanë propozuar një draft për zgjidhjen e krizës Kryeministrit Berisha dhe kreut të PS, Edi Rama.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Bamir Topi: e respektoj grevën e urisë, por vetë nuk do t'a aplikoja
-Shkolla e Policisë 21 fituesit në 4 qytete
Gazeta RD:
MASHTRIMI I RAMËS, NUK FUTET NË GREVËN E URISË
Trupi i Ramës nuk e njeh kauzën por vetëm jetën luksoze në vilën e Pezës dhe drekat dhe darkat nëpër restorante. Cinizmi dhe farsa e kreut të PS, mban në grevë vetëm deputetët e rinj. Asnjë prej deputetëve ndërtues nuk dënjon të futet në grevë.
Tituj të tjerë:
-Bulku: Cirkut të Ramës tek cadrat i ka ikur koha
-433 intelektualë i kërkojnë Ramës të mos bllokojë integrimin
Gazeta "Zëri i Popullit"
TE PATHYESHËM
Mbi 300 mijë shqiptarë para kryeministrisë: Berisha transparencë ose shporru. Rama nuk tërhiqemi: Koha për zgjidhje.
Tituj të tjerë:
-Ambasadori i OSBE-së Bosch: Ndërkombëtarët kanë propozuar marrëveshjen për zgjidhjen, të mbështetur bga BE dhe SHBA
/a.gjonaj/