English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 15 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" Receta e Dellit - E vetmja mënyrë për luftimin e korrupsionit nuk është përmes persekutimit të individëve. Duhet të ndryshohet mënyra e menaxhimit të ekonomisë. Kështu foli Chris Dell, në stinën e luftimit të korrupsionit. Të gjithë të tjerët janë të lirë t'i interpretojnë këto konstatime të diplomatit më të pakontestueshëm në Kosovë. Tituj të tjerë: Konfuzion në veri - Qeveria e Kosovës thotë se dy mekanizmat ndërkombëtarë, ICO dhe EULEX, nuk po ndihmojnë në zbatimin e Strategjisë për Veriun. Këto pretendime hidhen poshtë nga Zyra e Pieter Feithit. Ylber Hysa thotë se ka konfuzion mes shumë lojtarëve. Fluturon Aeroporti Po punoj me Kryeministrin - Pieter Feith thotë se po punon me Kryeministrin Thaçi, në mënyrë që Raporti i progresit për Kosovën të jetë pozitiv. Shpërfillin Mustafën - LDK vazhdon ta shpërfillë idenë e Isa Mustafës për të dalë nga koalicioni me PDK'në. Fitorja e Pirros - Opinion "Koha Ditore" Ambasadori amerikan në Kosovë jep "instruksione" për uljen e nivelit të korrupsionit - Dell: Pa dominim të Qeverisë në ndërmarrjet publike - Shkarkimi i Qeverisë së Kosovës nga përgjegjësitë e mëdha në fushën e ekonomisë, sipas kryediplomatit amerikan në Kosovë, është një prej shtyllave të zhvillimit ekonomik. Dell u ka dërguar mesazh politikanëve kosovarë se në vend të pasurimit personal duhet të mendojnë për pasurimin e vendit Tituj të tjerë: Dekretohen për Mitrovicë, punojnë në Vushtrri Dalja nga "keqqeverisja", opsion i hapur në LDK Remzi Ejupi paralajmëron padi kundër manipuluesve me Aeroportin KPJ: Kredibiliteti i Qeverisë së Kosovës në pikëpyetje Bajram Rexhepi: Armët nuk vijnë nga Kosova Malcolm: Origjina e shqiptarëve rrëzon mitet serbe "Tribuna shqiptare" EULEX "fle" në veri Tituj të tjerë: Tiranë - Rama pengon liberalizimin Prishtinë - Sejdiu në Malajzi Shkup - Propagandë për Tanushën Rexhepi në Maqedoni - S'ka rrezik nga Kosova Historia e pasaktë e serbëve Privatizimi si luftë kundër korrupsionit Vjeshta e LDK-së "Bota Sot" "Aeroport de Lyon dhe Limak" fitojnë Aeroportin e Prishtinës Tituj të tjerë: Manaj: Koalicioni vazhdon, nuk ka vendim tjetër - A do të këte "riformatim" të LDK-së në shtator? Petritsch: Qeveria e Shkupit duhet t'i amnistojë ish-ushtarët e UÇK-së Zgjedhjet e Serbisë lejohen, por nuk "përkrahen" - Editoriali "Infopress" ANP kalon në duart e privatëve (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës) Tituj të tjerë: LDK, zgjedhje në nëntor Kosova nuk gjeneron krizë Pasuritë e konfiskuara s'ka kush i menaxhon Ambasadorët vetëm me emrim Editorial - Shteti i Kosovës "Epoka e Re" Një ngjarje historike me transparencë të plotë - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) jepet me koncesion për 20 vjet. Tituj të tjerë: Dell: Korrupsioni nuk luftohet me persekutimin e individëve EULEX-i, dështim total në veri të Kosovës Gati edhe një njohje Pa UÇK-në, NATO nuk do ta kryente dot detyrën "Zëri" Opozitë që vetëm komenton - Oponencën ndaj Qeverisë po e ushtrojnë deputetët e pavarur dhe kryetari i kryeqytetit Tituj të tjerë: GJND mund të shtyjë sërish verdiktin Francezët padisin: Na e bënë me hile Betohet vetëm një gjyqtare serbe Editoriali - Mugabe dhe Kosova Opinione - Pse s'bën modeli Ahtisari Plus për Veriun e Kosovës? "Kosova Sot" Çerek milioni për avokatët, sekret emrat Tituj të tjerë: Konsorciumi franko-turk merr 60 për qind ANP-në Dell: Korrupsioni nuk luftohet me persekutimin e individëve Ndryshohet lista e gjyqtarëve Filmat e huaj, pa aktorë kosovarë Editoriali - Urgjenca për drejtësinë "Lajm" Konsorciumi "Limak Aeroports de Lyon Consaortium" e fiton tenderin për koncesionimin e Aeroportit - Jepet për 20 vjet Tituj të tjerë: Behgjet Pacolli lobon në tri shtete afrikane Qeveri teknike apo Grup Uniteti për të nxjerrë vendin nga kriza aktuale - Zgjedhjet-zgjidhje LDK-ja nuk e shqyrtoi kërkesën e Isa Mustafës për pridhje të koalicionit qeverisës - Pa qëndrim Ekipi qeveritar kosovar kërkon të marrë pjesë në ekzaminimin e varrezës masive në Rashkë - Nuk u besohet vetëm serbëve Minisri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, qëndroi në Shkup - Kosova nuk gjeneron krizë Kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, dha dorëheqje nga funksionet në PDK - Mustafa ia kthen shpinën partisë/s.d/
KOMENTE