English

Rama:E Shkuara Të Bëhet Pjesë E Vetëdijes Për Të Ardhmen Që Duhet Të Na Bashkojë

- Kryetari i PS-së viziton pavionin e të ish-përndjekurve në Muzeun Historik Kombëtar - TIRANË, 15 Maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste (PS) Edi Rama vizitoi sot pavionin e të ish-të persekutuarve politikë të regjimit komunist në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Pas vizitës, në një prononcim për mediat Rama u shpreh krenar që PS ka përfshirë në programin e saj politik trajtimin e shtresës së ish-të përndjekurve të regjimit komunist. "Jam shumë krenar dhe i vendosur që PS, e cila e ka bërë pjesë të programit të saj trajtimin e kësaj periudhe të errët të historisë dhe nxjerrjen në dritë të të gjithë njollave të zeza e të kuqe të gjakut që u derdh më kot, të mund të bëhet pjesë e vetëdijes për një ardhme që duhet të na bashkojë, jo përmes harresës, por përmes kujtesës", u shpreh kreu socialist, pas vizitës sot në këtë pavion të Muzeut Kombëtar. /a.s//n.m/
KOMENTE