English

Rama flet për krimet e komunizmit, nuk komenton grevën e negociatat

Tiranë, 15 maj, NOA, Update – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka preferuar të flas vetëm për dënimin e krimeve të komunizmit, në vizitën e sotme në Muzeun Kombëtar, duke anashkaluar pyetjet e gazetarëve që kanë të bëjnë me krizën politike dhe zgjidhjen e saj.

Në vizitën e zhvilluar pak minuta më parë në ekspozitën që dëshmon krimet e komunizmit, Rama theksoi se është e nevojshme që kujtesa historike për krimet e komunizmit të dëshmohet dhe arkivohet me dokumente dhe me memoriale të veçanta.

“Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një institucion që të arkivojë historinë e errët, tragjike dhe të krimeve të një regjimi që vrau, torturoi dënoi, shkatërroi familje dhe ndau shqiptarë e shqiptare nga njëri tjetri”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Rama ka vlerësuar si mjaft pozitiv faktin që PS-ja ka në programin e saj trajtimin e periudhës së komunizmit.

“Unë jam shumë krenar dhe shumë i vendosur që PS e cila e ka bërë pjesë të programit të saj trajtimin e kësaj periudhe të errët të historisë”, u shpreh Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE