Tiranë, 15 Maj 2010 – “Te Berisha po shoh diçka të neveritshme, po shoh një dëshirë që në çadrat e të ngujuarve të ndodhë diçka e keqe”, - deklaroi z.Rama në konferencën për shtyp që po vazhdon.
Në këtë pikë, kreu socialist la të kuptojë se greva e urisë sot në ditën e pesëmbëdhjetë, do të vazhdojë: “Këto çadra nuk janë aty se Saliu i respekton, këto çadra janë aty dhe do të jenë aty, pavarësisht nga respekti ose jo i atyre që sot qeverisin Shqipërinë me vota të vjedhura dhe nuk kanë kurajën të bëjnë transparencën e votave të vjedhura”, - paralajmëroi z.Rama.
r.n/NOA VIJON...