Tiranë, 15 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur që ditën e sotme ta nis aktivitetin politik duke vizuar ekspozitën për krimet e komunizmit në Muzeun Kombëtar.
I shoqëruar nga deputetët, Fatmir Toçi dhe Eglantina Gjermeni, kreu i PS-së ka vizituar pavionin e ekspozitës së krimeve të komunizmit duke u njohur më materialet në stenda që flasin për dhunën ndaj intelektualëve, krimet masive dhe burgjet në të cilët vuajtën kundërshtarët e regjimit.
Pritet që pas vizitës, kreu i PS-së të jap dhe një prononcim për mediat ku do të flas dhe për situatën politike në vend dhe gjetjen e zgjedhjet. Si dhe për variantet që qarkullojnë për zgjidhjen e saj.
m.xh.NOA