Riadi: Shba-Ja E Paaftë Për Të Zgjidhur Problemet E Afganistanit
RIAD, 15 maj /ATSH-AFP/ - Ish-shefi saudit i shërbimeve sekrete, princi Turki al-Fayçal konfirmoi sot se SHBA-ja është e paaftë të zgjidhë problemet e Afganistanit duke theksuar se ajo duhet të përqendrohet vetëm në vrasjen e terroristëve.
Ish-ambasadori në Uashington, princi Turki theksoi se ''prania në Afganistan e forcave të NATO-s drejtuar nga SHBA ka tjetërsuar popullin afgan dhe nuk ka lënë asnjë shpresë për ndërtimin e vendit''.
"Ajo që ka nevojë tashmë Afganistani është lufta kundër terrorizmit në një mënyrë efikase'', nënvizoi princi Turki, vëllai i shefit të diplomacisë saudite, Saoud al-Fayçal, në një fjalim në Riad para diplomatëve, gazetarëve dhe biznesmenëve./
/ec/ a.jor.