Shkodër: Përfundon Vlerësimi I Dëmeve Nga E Fundit Në Zonën E Nënshkodrës
SHKODËR, 15 Maj/ATSH-G. Marku/.- Vlerësimi i i dëmëve të shkaktuara nga përmbytjet e dyta dhe të treta në zonën e Nënshkodrës, gjatë muajve mars-prill të këtij viti, si pasojë e reshjeve të shumta dhe të shkarkimit nga kaskadat e lumit Drin, përfunduan të shtunën, bëjnë të ditur burime pranë qarkut.
"1500 familjet e prekura nga dëmtimet dhe rreth 900 ha tokë sipërfaqe e përmbytur janë analizuar nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, njësive vendore si dhe Këshillit të Qarkut, Shkodër dhe brenda pak ditëve do të shkojnë për vlerësim në Këshillin e Ministrave, i cili do të mblidhet në fillim të muajit qershor për të dëmshpërblyer edhe pjesën tjetër të prekur nga përmytjet e dyta dhe të treta," tha për ATSH-në kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi.
Sipas Kolombit, në përmbytjet e dyta dhe të treta nuk ka patur dëme në banesat e fshatarëve, por ato konsistojnë kryesisht në bujqësi ku janë përqëndruar edhe grupet e punës.
Nga ana tjetër, drejtuesit e filialit të Albapostës shqiptare, dega Shkodër, bëjnë të ditur se proçesi i shpërndarjes së shumave financiare të akorduara nga Qeveria për dëmet e shkatuara në muajin janar është drejt përfundimit.
Madje, sipas tyre, proçesi i shpërndarjes së lekëve mund të quhet krejt i përfunduar, ndërkohë që i bëjnë thirrje një pakice të vogël familjesh që akoma nuk janë paraqitur të mos vonojnë të paraqiten pranë sporteve të tyre, pasi ato janë në gatishmëri për t'i shërbuer edhe në ditët e fundjavës./ch/