English

Shkoder: Reshjet E Shiut Prishin Planet Sportive Te Fundjaves

SHKODËR, 15 Maj/ATSH-G. Marku/-Reshjet e dendura të shiut që nisën mbrëmë dhe vijojnë sot, kanë prishur planet e fundjavës në Shkodër për qytetarët dhe disa aktivitete sportive. Moti sot prishi planet për shumë shkodranë, që falë kohës së mirë me diell dhe temperaturave të larta prej më se tre javësh, pikat turistike dhe sidomos plazhi i Velipojës u bënë të frekuentuara. Problematike janë bërë reshjet e së shtunës për sportin e notit, pasi Federata Shqiptare e Notit në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe klubin Vllaznia kishin planifikuar që sot të organizohej ceremonia zyrtare e hapjes së sezonit të notit. Zëvendëspresidenti i Federatës, Ridvan Gjeçaj, tha sot për ATSH-në, "edhe pse përgatitja për këtë ceremoni, e cila do të shoqërohej edhe me gara të shumta noti, jemi të detyrurar ta shtyjmë për javën e ardshme." Ndërkaq, në qytet janë rikthyer çadrat e shiut. Por edhe pse niveli i reshjeve është i konsiderueshëm, akset rrugore në qytet janë të lira dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve./n.m/
KOMENTE