Tiranë, 15 Maj 2010 NOA – Shuhet çdo lloj dyshimi se përfoljet e ditëve të fundit që protestuesit marrin para, ishin hamendësime. Një video me tre pjesë u publikua sot, pak minuta më parë në Youtube duke bërë xhiron e botës. Në afro gjysmë ore xhirim me kamera amatore të një personi që ka dashur të mbetet anonim, shfaqen qartazi, pamjet si persona të caktuar, shpërndajnë tufa parash te protestuesit.
{youtube}7l2ckdZgMV8{/youtube}
Në video shfaqet fillimisht një person i veshur sportiv, i cili u afrohet protestuesve të ulur nëpër bordura dhe lulishtet përreth çadrave dhe u jep kartëmonedha secilit, duke u përpjekur sa më fshehtas dhe duke ua kaluar atyre nën dorë.
{youtube}fc9-KLrhMV0{/youtube}
Skema që ju mund të dalloni në tre pjesët e njëpasnjëshme të videos që shoqërojnë këtë lajm është e mirëpërgatitur dhe deri diku e sofistikuar.
Personi që duket si shpërndarës “shumice” i parave, me një qese mbushur me zarfe, nxjerr nga xhepat tufa me kartëmonedha jeshile të prerjeve 1 000 lekë të rinj dhe i fut nëpër zarfe të cilat më pas nis t’i shpërndajë me shumë kujdes, duke mbyllur zarfin dhe palosur më dush e duke ia dhënë një personi tjetër i cili siç dallohet në pamje, ka vazhdimin e misionit, shpërndarjen “me pakicë” te protestuesit e thjeshtë.
Procedura e mëtejshme, vijon me militantët dhe hallexhinjtë e thjeshtë. Këta, shkruajnë emrin me laps në një listë në një copë letër dhe paskëtaj marrin “letrën jeshile”.
Videot tregojnë dy persona si më protagonistët e shpërndarjes së parave te protestuesit, pikërisht në momentet kur kreu socialist Edi Rama mbante fjalimin e tij të mbrëmshëm.
Shpërndarësit e parave janë shumë të kujdesshëm. Ata vërejnë me kujdes se mos dikush po i vëzhgon dhe herë pas here i hedhin një sy listave për të parë nëse i kanë paguar gjithë njerëzit e tyre.
Me të marrë paratë dhe me të mbaruar fjalimin, protestuesit nuk harrojnë të falënderojnë kreun socialist Rama dhe më tej të largohen për në shtëpitë e tyre.
{youtube}wEgjfJeCVVk{/youtube}