Sociale - Athinë - Mijëra Demonstrues Kundër Masave Shtrënguese Ekonomike Të Qeverisë
ATHINË, 15 maj /ATSH-MIA/ - Më shumë se 10 000 demonstrues u mblodhën sot në qendrën e Athinës për të protestuar kundër masave shtrënguese ekonomike të qeverisë, që sipas tyre i prekin më së shumti grekët e varfër.
Liderja e Partisë Komuniste greke, Aleka Papariga kritikoi ashpër qeverinë për masat shtrënguese ekonomike si edhe sjelljen e partive të tjera të opozitës lidhur me masat e publikuara për daljen nga kriza.
Në këtë protestë të organizuar nga Partia Komuniste, Papariga u bëri thirrje pjesëmarrësve të mos i besojnë qeverisë duke e akuzuar se mashtron kur pohon se problemet me punëtorët dhe pensionistët do të zgjasin tre, më së shumti katër vite, ndërsa më pas do të shfaqet rimëkëmbja e ekonomisë greke./ a.jor.