English

Soft News - ... E Vetme Rreth Botës Me Anije Me Vela Për 210 Ditë !!!

SIDNEJ, 15 maj /ATSH-AFP/ - Një adoleshente australiane përfundoi sot udhëtimin e saj rreth botës krejt e vetme, me anije me vela duke u bërë kështu personi më i ri në moshë, i cili arrin të lundrojë përreth botës plotësisht e vetme me një anije me vela. Pas 210 ditësh në det dhe me një muaj avancë në programin e saj, Jessica Watson, 16 vjeçe, ka prekur vijën e finisht, në njërin prej moleve të portit të Sidnejt, pak para orës 04:00 GMT. "Ajo mbërrit", deklaroi mamaja e saj, Julie Watson. Jessica Watson ishte nisur nga porti i Sidnejt më 18 tetor të vitit 2009, duke mos marrë në konsideratë paralajmërimet, në të cilat i këshillohej të mos e ndërmerrte këtë udhëtim prej 23 mijë miljesh, pa ndalesa dhe pa ndihmë, në borin e një anijeje ngjyrë rozë me gjatësi prej 10.23 metra. Në SHBA, një tjetër adoleshente, Abby Sunderland, u përpoq të përbushte këtë aventurë, por ishte detyruar të braktiste përpjekjen e saj. Rekordi deri tani mbahej nga një i ri australian, i cili e kishte realizuar këtë në vitin 1999, kur ishte vetëm 18 vjeç./ /i.p/
KOMENTE