English

Tajlandë - Shba Evakuon Një Pjesë Të Personelit Nga Ambasada Në Bangkok

BANGKOK, 15 maj /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot evakuimin e një pjese të personelit të ambasadës së saj në Bangkok për shkak të dhunës politike në rritje, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit, i cili paralajmëron edhe kundër udhëtimeve në Tajlandë. ''Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar evakuimin e stafit joesencial të ambasadës amerikane në Bangkok si edhe familjarët e këtyre punonjësve'', bëhet e ditur me anë të një deklarate të këtij departamenti. ''Qytetarët amerikanë duhet të shtyjnë të gjitha udhëtimet për në Bangkok si edhe të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme për në pjesën tjetër të Tajlandës", shton Departamenti amerikan i Shtetit./ a.jor.
KOMENTE