English

Tajlandë - Të Paktën Tetë Të Vdekur Në Përleshjet Mes Manifestuesve Dhe Policisë

BANGKOK, 15 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën tetë persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve mes manifestuesve antiqeveritarë dhe policisë, bënë të ditur shërbimet e shpëtimit të kryeqytetit tajlandez. ''Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 187 të tjerë janë plagosur që prej ditës së enjte në mbrëmje, dita e fillimit të përleshjeve'', theksoi i njëjti burim. Që prej fillimit të manifestimeve nga këshëmishë kuqët në mes të muajit mars, numri zyrtar i të vdekurve ka arritur në 54 dhe ai i të plagosurve në më shumë se 1 600./ /ec/ a.jor.
KOMENTE