English

Urgjent/Berisha konferencë në orën 13:00, për krizën dhe negociatat

Tiranë, 15 maj, NOA - Kryeministri Sali Berisha do të jap një konferencë për mediat sot në orën 13:00. Dalja publike e Kryeministrit lidhet me situatën politike dhe gjetjen e një marrëveshje mes palëve, për t’i dhënë fund grevës së urisë dhe krizës politike në vend.

Pritet që Kryeministri Sali Berisha të jap një përgjigje konkrete për marrëveshjen që është propozuar nga ndërkombëtarët.

Afrimin e palëve drejt një marrëveshjeje duket se e ka faktuar dhe zhvillimi i djeshëm i protestës së PS-së, ky kryetari, Edi Rama nuk u shpreh më për vazhdimin e grevës, por tha se zgjidhja është afër. Ndërsa sot deputetja, Arta Dade, ka theksuar se “PS është gati të dalë nga greva nëse Berisha pranon marrëveshjen”.

Palët nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje e marrëveshjen. Ndërsa ka qenë ambasadori i OSBE-së, Bosch ai që ka bërë publike faktin se mes dy forcave ka negociata.Brisha pritet të sqarojë qëndimin e mazhorancës në lidhje me këto zhvillime.

m.xh/NOA

KOMENTE