Japoni, 16 Maj NOA - Efektet e krizës ekonomike botërore kanë ndikuar së tepërmi në rritjen e vetëvrasjeve në Japoni.
Numërohen rreth 32 mijë e 845 raste, një numër i cili tregon se këto raste janë rritur me rreth 1.85 % më shumë dhe kjo krahasuar me vitin 2008.
Sipas studiuesve është viti i 12 radhas në të cilin numërohen vetëvrasje në një shifër prej më shumë se 30 mijë personash.
Kështu arsyet që kanë çuar në një veprim të tillë, sipas studiuesve, janë depresioni, i cili është rritur tek personat dhe numërohen rreth 6.949 raste dhe humbja e vendit të punës, me 1.071 raste.
Në vitin 2009 në Japoni ajo që është për t’u theksuar është se numri i vetëvrasjeve ka pasur këtë rritje, si rrjedhojë e krizës ekonomike globale.
r.b/NO