English

Vlorë: Përkeqësohen Kushtet E Motit Dhe Lundrimit

VLORË, 15 maj/ATSH-H.Koçi/.-Prej mbrëmjes së djeshme në gjirin detar të Vlorës reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë përkeqësuar kushtet e lundrimit, ndërsa janë ulur temperaturat, krahasuar me një ditë më parë. Por, pavarësisht, trageti i linjës detare Brindisi-Vlorë, arriti të ankorohet me vështirësi në kalatat e portit ku është në proces përpunimi, ndërsa peshkarexhat nuk kanë dalë për gjueti. Kushtet e motit pritet të jenë të tilla edhe në orët në vazhdim, ku reshjet e përkohshme dhe era e fortë do të dominojnë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, era do të ketë drejtimin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 22-24 gradë celsius, ndërsa valëzimi parashikohet të jetë 3-4 ballë brenda gjirit detar dhe 6-7 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, në orët e mesditës./n.m/
KOMENTE