English

Vlorë: Përmirësohen Kushtet E Lundrimit

VLORË, 15 Maj /ATSH-H.Koçi/. - Situata në gjirin detar të Vlorës po shkon drejt përmirësimit, ndërkohë që trageti i linjës detare Vlorë-Brindisi pritet të niset drejt portit italian. Burime zyrtare të kapitenerisë së portit të Vlorës, bënë të ditur për ATSH-në se, aktualisht forca e dallgëve ka shkuar në 3- ballë gjë që nuk krijon probleme për lundrimin e mjeteve të mëdha, ku përfshihen edhe tragetet. Sipas burimeve, trageti "Red Star" është në proces përpunimi në kalata dhe pritet të lundrojë në itinerarin e kthimit. Përgjatë disa orëve situata në gjirin detar të Vlorës u vështirësua për shkak të erës së fortë dhe dallgëve që arritën deri në 5 ballë. Por, pavarësisht kësaj, trageti i linjës Brindisi-Vlorë, u ankorua në kalata dhe aktualisht është në pritje për të lundruar drejt portit italian./ch/
KOMENTE