Prishtinë, 16 Maj 2010 NOA – Aksidentet rrugore të fundjavës kanë shkaktuar plagosjen e nëntë personave, mes tyre edhe një fëmijë si dhe dy femra.
Në fshatin Mrasor në Rahovec, një veture civile gjersa ishte ne tejkalim ka dështuar te kthehet ne shiritin e tij me ç’rast ndeshet me veturën e cila ishte ne kahjen e kundërt.
Si pasoje e aksident lëndime trupore marrin te dy ngasësit e automjeteve dhe tre pasagjerë, dy femra dhe një mashkull që të gjithë shqiptarë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në fshatin Dollc të Klinës, si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave civile janë lënduar dy drejtuesit e veturave dhe pasagjeri, të gjithë meshkuj shqiptarë.
Policia e Kosovës tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së njërit vozitës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës dhe sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, në rrugën “Selman Vojvoda” në qytetin e Mitrovicës, një shqiptar derisa ishte duke lëvizur me makinë e tij civile furgon me targa lokale, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë ka goditur këmbësorin fëmijë mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. I mituri u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës, - u shprehën burimet policore.
a.b/NOA