English

Axhenda Ndërkombëtare 16 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë, ku kryeministri nuk heq dorë nga operacionet luftarake kundër manifestuesve, ndërkohë që Bangkok ka qenë edhe dje skenë e luftës guerile, ku kanë humbur jetën të paktën 24 persona dhe janë plagosur 190 të tjerë që nga dita e enjte. TË TJERA -------------- TEHERAN/PARIS - Qytetarja franceze, Clotilde Reiss duhet të largohet nga Irani, ku u mbajt e arrestuar që nga korriku 2009 për pjesëmarrje në manifestimet antiqeveritare. CANNES (Francë) - Festivali i 63-të i filmit në Cannes me filmin "Princess of Montpensier". TEHERAN - Vizitë e presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva për bisedime mbi çështjen bërthamore iraniane, si ndërmjetësim për një shans të fundit përpara vendosjes së sanksioneve nga OKB-ja kundër Teheranit. NJU ORLINS - Ndjekje e përpjekjve për eliminimin e pasojave nga shpërthimi i platformës së naftës, në pronësinë e shoqërisë britanike ''British Petroleum''. UASHINGTON - Kryeministri grek, Jorgos Papandreu i ftuar në CNN si edhe Larry Summers, këshilltar ekonomik i presidentit amerikan, Barack Obama, Dominique Strauss-Kahn, drejtor i përgjithshëm i FMN-së dhe Christine Lagarde, ministrja franceze e Financave do të diskutojnë zhvillimet e fundit ekonomike. BRUKSEL - Manifestim për unitetin e Belgjikës./ a.jor.
KOMENTE