English

Çorapet prej najloni, sot mbushin 70 vjeç

Paris, 16 maj, NOA - Objekti sensual i dëshirës, çorapet e najlonit mbushin sot 70 ditë që nga krijimi i tyre në laboratorët e Dupontit, kur arritën të sintetizoheshin nga një polimer i hidrogjenit, i karbonit dhe azotit së bashku.

Kombinimi i tyre, arriti që të krijojë një fije delikate si një grackë e fortë për këmbën e femrës.

Ato u ofruan në shitje për herë të parë në 15 maj 1940, në Shteetet e Bashkuara të Amerikës.

Para tyre, gratë vishnin çorape leshi, të rënda, apo mëndafshi, të cilat u ndërprenë pas kësaj në një shkallë të gjerë të prodhimit të tyre, e në këtë mënyrë, shpikja e një çorapeje të re najloni, u cilësua si simbol i emancipimit të femrave.

n.e/NOA

KOMENTE