English

Denoncimi: Më kanë vjedhur në shtëpi bizhuteri 5200 euro

Prizren, 16 Maj 2010 NOA – Është kthyer si çdo ditë në shtëpinë e saj por kur ka hyrë në dhomën e gjumit dhe ka dashur të vërë në kutitë e bizhuterive varësen që mbante në qafë, ka dalluar se aty mungonin të gjitha bizhutë e arta që me aq pasion i mbante aty.

Denoncimi ka mbërritur nga një e re shqiptare në rrugën e Kukësit në Prizren, raporton korrespondenti i agjencisë NOA i cili citon burime zyrtare nga Policia e Kosovës.

Sipas denoncimit, ankuesja shqiptare nga Prizreni ka informuar policinë se në shtëpinë e saj, persona të panjohur kane vjedhur stoli ari ne vlere prej 5.200 euro ne kohen kur ajo nuk ishte ne shtëpi.

Policia tha se me marrjen e denoncimit, po punon për të gjetur gjurmë të mundshme në vendngjarje me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e autorëve dhe prangosjen e tyre.

a.b/NOA

KOMENTE