English

Denoncon të atin: Ai gënjen, nuk është invalid

Padova, 17 Maj NOA - I detyruar për të mbajtur babain e tij të moshuar që hiqej si një invalid për një sëmundje te sytë, e ka bërë të ecë pa një kujdestar për të nxjerrë në pah mashtrimin e tij.

Gjithçka ka ndodhur në Padova të Italisë ku i biri i lodhur nga ky fakt në fillim lajmëroi një dedektiv policie.

Nën vëzhgimin e tij ai mori të atin duke e lënë të ecte pa një kujdestar dhe ka vënë në dukje këtë fakt fals nga i cili i moshuari merrte dhe një pagesë mujore nga shteti.

Në mbështete të një këtij fakti fals ai bëri një denoncim duke paraqitur foto në të cilat, i moshuar shihej duke kultivuar fruta dhe duke ecur pa një njeri i cili duhet të kujdesej për të.

Tashmë prokuroria e Padovës ka hapur një çështje në lidhje me këtë vjedhje ndaj INPS (Instituti italian i sigurimit dhe kujdesit shoqëror e shëndetësor).

r.b/NOA

KOMENTE