Ekon - Fmn Shpreh Keqardhje Për Vonesën E Be-Së Për Zgjidhjen E Krizës Greke
ATHINË, 16 maj /ATSH-AFP/ - Drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn shprehu keqardhje për vonesën e Bashkimit Evropian në lidhje me zgjidhjen e krizës greke, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen ''Ethnos''.
"Jam i bindur se nëse problemi do të ishte zgjidhur që në muajin shkurt, kostoja do të ishte më pak e rëndësishme. Por kjo mori shumë kohë'', deklaroi Strauss-Kahn për gazetën greke.
Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar e shpjegoi këtë vonesë nga fakti sepse evropianët nuk janë mësuar të menaxhojnë situata të tilla.
"Është e para herë që prej shumë kohësh që ndodh një situatë e tillë në një vend evropian dhe fillimisht ata menduan se do ta zgjidhnin vetë këtë situatë dhe i mirëkuptoj'', shtoi Strauss-Kahn.
Ai theksoi gjithashtu se ''protestat e popullsisë greke janë absolutisht normale''.
"Janë bërë shumë gabime në të shkuarën dhe tashmë kostoja për të korrigjuar këto gabime penalizon grekët. Kjo është e padrejtë'', nënvizoi Strauss Kahn./
/ec/