English

Ekon - Trichet: Euro Nuk Ndodhet Nën Presion

BERLIN, 16 maj /ATSH-ANSA/ - Euro nuk ndodhet nën presion, por tregjet financiare janë duke përjetuar situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore, deklaroi dje presidenti i Bankës Qendrore Evropiane gjatë një interviste me të përjavshmen gjermane ''Der Spiegel'', që do të publikohet nesër. Trichet mbrojti edhe pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane duke i konsideruar joseriozë zërat sipas të cilëve vendet e zonës euro duhej ta kishin detyruar këtë bankë që të ndërhynte këtë javë në tregjet financiare./ a.jor.
KOMENTE