Greqi - Papandreu Nuk Përjashton Mundësinë E Një Hetimi Gjyqësor Kundër Bankave Amerikane
ATHINË, 16 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Jorgos Papandreu nuk përjashtoi mundësinë për ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër bankave të SHBA-së që kanë një përgjegjësi të madhe për krizën greke, sipas një interviste për stacionin televiziv CNN, transmetuar nga televizioni publik grek.
I pyetur nëse Greqia ishte viktimë e bankave tregtare amerikane, Papandreu u përgjigj, ''po, besoj se sektori financiar amerikan, tek i cili kam vërejtur mashtrime dhe mungesë transparence ka një përgjegjësi të madhe''.
Papandreu theksoi se ''një komision parlamentar grek po heton mbi përgjegjësitë e disa bankave amerikane në krizë''./
/ec/