Greqi - Sondazh - Pasok Në Krye, Por Bie Besimi Te Qeveria
ATHINË, 16 maj /ATSH-ANSA/ - Pavarësisht krizës financiare, Partia Socialiste Greke në pushtet, PASOK mbetet ende në krye të sondazheve, por bie besimi në aftësitë e qeverisë së Jorgos Papandreu për ta kaluar e vetme emergjencën ekonomike.
Sondazhet bëjnë të ditur rritjen e ndikimit në opinionin publik grek të Partisë Komuniste, KKE, që ndodhet në krye të planit të masave shtrënguese të qeverisë për tejkalimin e krizës.
Sipas sondazhit të organizuar nga kompania ''Public Issue'' për të përditshmen ''Kathimerini'', pesha elektorale e PASOK-ut është 45 për qind nga 43,9 për qind që mori në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërkohë që partia kryesore opozitare ''Demokracia e re'' ka marrë 27 për qind, ndërkohë që në zgjedhjet e kaluar ishte në 33,4 për qind.
Rritje ka e majta greke, sidomos KKE, që regjistroi 10 për qind të mbështetjes nga 7,5 për qind që mori në zgjedhjet e tetorit.
Edhe në sondazhet e gazetave ''Ethnos'' dhe ''Proto Thema'', PASOK ruan një diferencë të madhe me ''Demokracinë e re''./ a.jor.