Irani Dhe Brazili Kërkojnë Forcim Të Marrëdhënieve Dypalëshe
TEHERAN, 16 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad dhe homologu brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva insistuan sot në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, sipas një raporti zyrtar iranian nga takimi i tyre i parë ku nuk u përmend çështja bërthamore.
"Realiteti është se disa vende që kontrollojnë qendrat politike, ekonomike dhe mediatike nuk dëshirojnë që vendet e tjera të bëjnë progres'', deklaroi presidenti iranian duke iu referuar mobilizimit ndërkombëtar kundër programit bërthamor iranian.
"Sëbashku ne mund të ndryshojmë kushtet e padrejta dhe të sjellim ndryshimet e nevojshme'', shtoi ai.
''Kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi serioz mes dy kombeve tona të mëdha'', theksoi Ahmadinexhad.
Presidenti brazilian Lula, sipas të njëjtit burim deklaroi se ''Brazili i konsideron marrëdhëniet me Iranin si strategjike sepse të dy vendet sëbashku mund të reagojnë më me shumë forcë''. /
/ec/