English

Izrael - Lieberman Kritikon Moskën, Kajron Dhe Ankaranë Për Qëndrimin Ndaj Terrorizmit

JERUSALEM, 16 maj /ATSH-AFP/ - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman kritikoi sot qëndrimin e Rusisë, Egjiptit dhe Turqisë kundër terrorizmit. "Rusia, por gjithashtu Egjipti dhe Turqia si dhe vende të tjera po zhvillojnë një lloj politike që bën dallim mes të mirës dhe të keqes së terrorizmit, mes terrorizmit që ka vënë në shënjestër Izraelin dhe terrorizmit në vende të tjera'', konfirmoi Lieberman. Shefi i diplomacisë i bëri këto deklarata në përgjigje të një pyetje në lidhje me takimin mes presidentit rus, Dmitri Medvedev dhe shefit të Hamasit në Damask, Khaled Mechaal, një lëvizje islamike që kontrollon Rripin e Gazës. / /ec/
KOMENTE