English

Ja karakteristikat e femrës tërheqëse

Tiranë, 17 Maj 2010 NOA - Një fytyrë e gjerë me një zhvillim të madh në pjesën frontale dhe me buzë të trasha janë cilësitë e femrave të cilat konsiderohen si më tërheqëset.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga SIDO, shoqëria italiane e cila vlerësoi dhe vajzat e Miss Italia 2009.

Ky studim u krye me anë të një aparature dixhitale me valë elektromagnetike, i cili bëri të mundur fiksimin e 50 pikave në fytyrën e vajzave të Miss Italia.

Këto përmasa të sipërpërmendura në lidhje me një fytyrë tërheqëse të femrave, janë ekzaminuar dhe nga Instituti i Anatomisë Njerëzore në Milano.

r.b/NOA

KOMENTE