English

''Kathimerini'': Emigrantët Po Braktisin Masivisht Greqinë

ATHINË, 16 maj /ATSH-MIA/ - Shumë emigrantë, të cilët prej vitesh punojnë në Greqi, po e braktisin shtetin ballkanik për shkak të krizës së vështirë financiare dhe po kthehen në atdheun e tyre apo po kërkojnë punë më të mirë në ndonjë shtet tjetër të Evropës, njoftoi sot gazeta greke ''Kathimerini''. Ekspertë të tregjeve kanë vënë alarmin për rënien serioze të të ardhurave në bizneset ku punojnë të huajt. ''Madje edhe në bursën e punës ku mund të shihen të huaj duke kërkuar ndihmë, tani nuk mund të gjesh më askënd'', komenton gazeta./ a.jor.
KOMENTE