English

Kriza në Greqi, mbështetja për PASOK bie në 29 %

Athinë, 16 maj, NOA – Mbështetja e qytetarëve grekë ndaj Partisë Socialiste në pushtet që drejton aktualisht Greqinë, PASOK, ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë dy muajve të fundit.

Një fakt të tillë e tregon një sondazh i zhvilluar në këtë vend, sipas të cilit, faktor kryesor për këtë është kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin dhe reagimin e qeverisë ndaj saj, gjë që duket se i ka irrituar shumë qytetarët.

Kështu, sondazhi në fjalë tregon se mbështetja ka rënë me 28.6 % gjatë muajit maj në krahasim me 34.5 % që ka qenë gjatë muajit.

Nga ana tjetër, duket se ka rënë mbështetja shumë edhe për konservatorët e opozitës, me shifrat nga 19.1 % në 23.2 % në të njëjtën periudhë.

Në fund, 51% e grekëve, sipas sondazhit, e konsideron të domosdoshëm ndihmën e 110 milionë eurove të javës së kaluar akorduar nga FMN dhe BE për këtë vend.

n.e/NOA

KOMENTE