English

Lë grevën dhe deputeti socialist, Blendi Klosi

Tiranë, 16 maj, NOA Update – Deputeti socialist, Blendi Klosi, ka lënë paraditen e sotme mjediset e çadrës së grevës së urisë ku ishte ngujuar prej mëse 16 ditësh para godinës së Kryeministrit, bashkë me 21 deputetë të tjerë dhe 180 mbështetës të Partisë Socialiste.

Lajmi u konfirmua nga burimet e selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, largimi i Klosit nga greva ka ndodhur vetëm pak minuta pasi është përcjellë drejt mjediseve spitalore për kurim shëndetësor, grevisti 65-vjeçar Kiço Tela nga Korça.

Në këtë mënyrë, vetëm brenda 30 minutave, janë shënuar dy të larguar nga greva e urisë së socialistëve, e ndërmarrë kjo në emër të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas një llogaritje, i bie që me largimin e deputetit Blendi Klosi, numri në total i të larguarve nga greva e urisë të arrijë në 44 të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE