Bangkok, 16 maj, NOA – Masakra e fundit në kryeqytetin tajlandez, ku mbetën mëse tetë të vrarë dhe u plagosën gati 50 të tjerë në një protestë madhështore, duke se e ka rrëzuar mitin e turistëve perëndimorë për këtë vend të Lindjes së Largët.
Ambasada amerikane ka urdhëruar tërheqjen e stafit të saj, ndërsa është shënuar një rënie e prenotimeve nga agjencitë turistike, pasi të huajt nuk ndihen më të sigurt në një vend ku matja e forcave midis opozitës dhe qeverisë vazhdon, e madje me nota të dhunshme.
Konkretisht mbi situatën në fjalë, kryeministri tajlandez Abhisit Vexhaxhiva theksoi vendosmërinë e tij për ta shpërbërë kampin e protestës në Bangkok.
Nga ana tjetër, ai kritikoi gjithashtu faktin që opozita nuk i kishte marrë parasysh kushtet e planit të tij të paqes.
Ndërkaq, përballë vazhdimit të dhunës qeveria tajlandeze po shqyrton vendosjen e ndalim-qarkullimit në Bangkok.
n.e/NOA