Tiranë, 16 maj NOA – Mazhoranca hedh dyshime se deputetët socialistë dhe mbështetës të tyre që gjenden prej 16 ditësh në çadrat e grevës së urisë, ushqehen rregullisht.
Deputeti demokrat Viktor Gumi doli sot para mediave dhe fillimisht përmendi faktin se para 16 ditësh nisi greva e urisë.
Por ai komentoi duke thënë se “zoti Edi Rama ka urdhëruar fillimin e zborit” dhe shtoi: “Kampit te refugjateve apo fushimit ne çadra i mungon vetëm një element thelbesor, transparenca”.
“Deputetet e çadrave që nuk kane vene gjë ne goje per 16 dite rresht - siç thotë kryetari Rama – kanë filluar se fundmi me leje dhe pa leje te ikin nga çadra e zborit, zbori qe zoti Rama i ben deputeteve ne çadrën e fushimit dhe para ish zyrave te Komitetit Qendor eshte shfaqja me qesharake qe nje trupe teatrale mund te vere ne skenë”, - deklaroi Gumi duke hedhur kështu edhe dyshime për vërtetësinë e ngujimit të grevistëve të urisë.
Në këtë pikë ka ardhur dhe një “ftesë” nga PD: “Ftojmë bllokmenët e rinj te heqin syte nga zyrat e babit. Keto zyra nuk nuk mund te merren pa vene gje ne goje apo me para ne dore qe ju jepen zboristëve ne çadra”.
r.n/NOA