English

Nuk i kthente borxhin prej 600 eurosh, i qëllon me kallashnikov makinën

Gjirokastër, 16 maj, NOA – Një telefonatë se në fshatin Valare të Lunxhërisë, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, i ka vënë menjëherë në punë forcat e policisë për të zbuluar autorin e kësaj ngjarje.

Më tej, ata kanë rezultuar se ka qenë 24-vjeçari Andrea Kadëna, lindur dhe banues në Gjirokastër, i cili drejtonte automjetin tip Volsvagen me targa greke YEB 17 19, që ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të automjetit tip Benz me targa GJ 08 41 A, i parkuar para shtëpisë, pronë e personit me inicialet F.C. nga fshati Valare.

Mësohet se duke e parë që po e ndiqte policia, autori është larguar me shpejtësi të madhe, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me një pemë në aksin rrugor rural Valare- Më tej, nga këqyrja e automjetit të tij tip Volsvagen, rezultoi se në sediljen e parë ishte edhe arma e tipit kallashnikov së bashku me karikatorin, me disa fishekë.

Nga veprimet e para hetimore, rezultoi se autori Kadëna ka qëlluar me kallashnikov automjetin e personit me inicialet F.C,, për arsye se ky i fundit i kishte marrë borxh shumën prej 600 Eurosh para një viti dhe s’ia kishte kthyer akoma.

Nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i Kadënës për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 150 dhe 278/2 të Kodit Penal, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE