Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 16 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesor të gazetave të Kosovës për ditën e sotme:
"Koha Ditore"
Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, përgatitet për t'u sfiduar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë paralajmëruar se kryediplomati Hyseni do të jetë i gatshëm që të japë përgjigje adekuate, nëse në Këshill të Sigurimit tematizohet shkyçja e operatorëve ilegalë të telefonisë serbe në Kosovë dhe bastisja e institucioneve qeveritare nga EULEX-i. Ai ka marrë me vete rekomandimin që të jetë i përmbajtur nga provokimet
Tituj të tjerë:
Arsye të ndryshme për diskualifikimin e francezëve (Dhënia me koncesion e Aeroportit të Prishtinës)
Katër dosje flasin për abuzime në QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës)
Rama i gatshëm për kompromis - dhe për vazhdim greve
"Express"
E fyen Presidenti - Fatmir Sejdiu dhe Bexhet Pacolli kanë pasur një bisedë të pakëndshme telefonike. Presidenti, me ton të lartë, i ka thënë kryetarit të AKR-së që mos të thirret në emrin e tij në takime me diplomatë të ndryshëm, duke ia përmendur një nga një në "Ambasadën e Iranit në Washington". Politikani opozitar ndihet i fyer nga komentet e Presidentit. Ai thotë se kurrë nuk është takuar me zyrtarë iranianë, e për më tepër ky shtet nuk ka as Ambasadë në SHBA.
Tituj të tjerë:
Harrojeni statusin - Ambasadori italian Michael Giffoni thotë se raportet Kosovë-Serbi mund të relaksohen kur dy vendet ta lënë anash statusin. Diplomati italian, i cili është edhe i ngarkuari i BE-së për Veriun, thotë se Prishtina dhe Beogradi duhet të fillojnë dialog pragmatik pasi në atë pjesë të Kosovës ka shumë çështje që kërkojnë zgjidhje.
Politikë: Në Shqipëri afër kompromisit
"Bota Sot"
Graçanica ia "shtyn mezhdën" Prishtinës - Zvogëlohet kryeqyteti
Tituj të tjerë:
Haziri: "LDK-ja nuk është kopje e PDK-së" - Ministrat e LDK-së me poste të dyfishta
Një vit, fushatë diplomatike në 34 shtete për njohjen e Republikës së Kosovës! - Misioni diplomatik i pilotit Xhejms Berisha
Kosova në kryeaxhendën botërore - Editoriali
"Ikën" investitorët, faktor ryshfeti! - Rënie drastike e investimeve në Kosovë!
"Zëri"
E betonuar nga të mëdhenjtë - "Parelitë" kanë uzurpuar parkun nacional të Prevallës. Disa nga njerëzit e politikës, biznesit, estradës.kanë shkelur ligjet e shtetit dhe natyrës, kanë nisur ndërtimet e egra në zonën e parë të mbrojtur të këtij parku.
Tituj të tjerë:
80 milionë "veç për qef"
Analiza - Tenderat! - Prej mbarimit të luftës e deri në ditët e sotme s'ka pasur tender që është shpallur, që ka përfunduar pa padi ose tërheqje të kompanive të mëdha për shkak të parregullsive.
Kryeqyteti - "Marigona" peng i lejeve - Lagjja "Marigona Residence" mes "dy zjarresh", nuk i pranohen lejet e Prishtinës e as nuk i jepen lejet e Graçanicës.
"Kosova Sot"
Editoriali - Koncesionimi i ANP-së, një lajm i mirë (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës)
Tituj të tjerë:
265 milionë euro borxh ATK-së
Ligji për financimin e partive, para pushimeve
PK-ja: Ende nuk e kemi listën e emrave./m.sh/