English

Pëllumbi: Palët Të Ulen Në Tavolinë Për Dialog Pa U Agravuar Situata Pëllumbi:Zgjidhje Të Mënjëhershme, Situata Në Agravim

umbi, një nga personalitetet e Partisë Socialiste, u ka bërë apel politikanëve të të gjitha krahëve që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë gjuhën e dialogut për të mos lejuar agravim të situatës politike në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, pas vizitës në kampingun e ngritur përpara selisë së qeverisë, ku prej 16 ditësh janë ngujuar një grup deputetësh dhe simpatizantësh të PS-së me kërkesën për tansparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, Pëllumbi u shpreh se "është e pafalshme që në ditën e 16-të grevës së urisë forcat politike nuk janë ulur në tryezë për gjetjen e zgjidhjes. Kjo tregon se politika shqiptare nuk ka arritur pjekurinë për të zgjidhur problemet që ka shkaktuar vetë". Pëllumbi solli në vëmendje deklaratën e në ditë më parë të kryesocialistit Rama, duke nënvizuar se "PS është tërhequr nga kërkesa për hapjen e kutive, duke kërkuar vetëm shqyrtimin e materialeve zgjedhore". Tashmë, vijoi ai, edhe Kryeministri Berisha duhet të bëjë tërheqjen e tij. Ish- kyetari i Kuvenit të Shqipërisë, u ka bërë thirrje edhe intelektualëve që t'i përkushtohen kësaj situate. "Është plotësisht e mundshme që të zgjidhet kjo situatë me pjekuri. Askush nuk duhet të mendojë për humbjet, sepse realisht ajo që duket humbje e njërës apo tjetrës është fitore e demokracisë dhe historia për këtë do t'i vlerësojë në të ardhmen", përfundo Pëllumbi. /k.sh/
KOMENTE