Portugali - Socrates U Kërkon Qytetarëve Përpjekje Patriotike Për Uljen E Deficitit Buxhetor
LISBONË, 16 maj /ATSH-MIA/ - Kryeministri i Portugalisë, Jose' Socrates u bëri thirrje bashkëkombasve për përpjekje patriotike për pranimin e masave shtrënguese ekonomike për uljen e deficitit buxhetor të vendit.
"E di që të gjithë portugjezët janë të gatshëm të bëjnë sakrifica. Disa përpjekje kombëtare dhe kolektive, disa përpjekje patriotike kërkohen nga gjithësecili'', deklaroi Socrates.
''Le të kuptojnë të gjithë portugjezët se tani është momenti për përpjekje të tilla", shtoi ai.
Të enjten, kryeministri portugez publikoi masa të ashpra për uljen e deficitit buxhetor nga 9,4 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, në vitin 2009, në 4,6 për qind në vitin 2011.
Kjo do të ndodhë me rritjen e tatimeve dhe uljen e shpenzimeve./
a.jor.